Theresa May para një presioni në rritje për dorëheqje

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, është para një presioni gjithnjë e në rritje nga aleatët e saj konservatorë, ndërsa është duke shqyrtuar nëse do të dorëzohet dhe të japë dorëheqje, apo të luftoj për të ruajtur planin e saj për Brexit-in dhe të përfundojë mandatin e saj si kryeministre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Fati i May duket se është vulosur të enjten në mëngjes pas dorëheqjes të ministres së kabinetit dhe kryetares së Dhomës së ulët të parlamentit, Andree Leadsom.

Deputetët konservatorë duan që May të premten të pranojë që të japë dorëheqje. Nëse jo, atëherë ata paralajmëruan se do të përpiqen “ta rrëzojnë”.

Deputetët tashmë tre herë refuzuan propozimin për dalje nga BE, kurse data e largimit 29 marsi ka kaluar dhe Britania ende është në BE.

Shumë konservatorë e akuzojnë kryeministren May për zvarritje dhe konsiderojnë se tani ajo është një pengesë për Brexit-in.