Theret një person në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Është therur një person me thikë, gjatë një përleshje, në lagjen Dardania në Prishtinë.

Përleshja ka ndodhur mes dy personave, të martën, rreth orës 14:00.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në lagjen Dardania në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit,” bazuar në  informacionet e para, dyshohet që viktima një mashkull, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”.

Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. /Gazeta inFokus/