Theu rekordin e madh në Superligë, vjen reagimi nga Mirlind Daku

Sulmuesi gjilanas i Ballkanit, Mirlind Daku e ka thyer rekordin si golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës, i cili është mbajtur nga Otto John dhe Ahmed Januzi deri më tani.

Ai në ndeshjen ndaj Dritës shënoi golin e 28-të brenda një sezoni në Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Pas këtij suksesi, sulmuesi i Ballkanit ka reaguar në profilin e tij në Twitter.

Ai u shpreh i lumtur me këtë rekord, teksa falënderoi ata që e mundësuan këtë sukses të tij.