Thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme

Pas fitores në Francë në garën për zgjedhjet në Parlamentin Europian, Kryetarja e partisë së të djathtës ekstreme Partia a Bashkimit Kombëtar, Marine Le Pen i ka bërë thirrje Presidentit të Francës Macron që të shpallë zgjedhje të parakohshme në Republikës e Francës duke e shpërbërë Kuvendin Nacional të këtij shteti.

Sipas rezultateve preliminare, partia e Le Pen i ka fituar zgjedhjet për Parlamentin Europian me gjithsej 23.3% të votave të francezëve ndërkaq partia e Presidentit Macron ka dalë e dyta me 22.1% të votave.