Tim Judah: Kosovarët do t’i pranonin të gjitha nëse BE heq vizat për ta

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Tim Judah, mendon se zgjedhje më të mirë se Matthew Palmer si i dërguar special për Ballkan nga SHBA’js nuk ka mundur të bëhet, por pa një lëvizje të ngjashme nga BE’ja dhe një shtysë për kosovarët diplomati amerikan do ta ketë të vështirë i vetëm, transmeton Gazeta Metro.

Tim Judah e sheh si hap  fillestar i mirë por jo edhe domosdo dhe sinjal për nisjen e zgjidhjes por konsideron se edhe BE’ja do të duhej të e ndiqte shembullin e tyre dhe të caktonin një përfaqësues për Ballkan.

“Dikur do të ishte e pa imagjinueshme që politikanë shqiptarë nga Kosova të refuzonin diçka që ishte kërkuar nga SHBA’ja. Ai shtoi se kjo nuk do të ndryshohet me caktimin e Palmer. Gjithsesi, mendoj se është lëvizje e mirë pasi tregon se ka interes që problemet të zgjidhen”.

Tim Judah theksoi se Palmerit i duhet edhe ndihma e BE’së pasi nuk sheh se pse do të duhej që kosovarët të pajtohen për çfarëdo çështje, pa heqjen e vizave, e ky problem është në duart e shteteve anëtare të BE’së.

Heqja e vizave do të zhbllokonte gjithçka theksoi Judah, por kjo nuk është tani çështje vetëm e BE’së pasi ata dhanë dritën e gjelbër por tek disa shtete anëtare të si Hollanda dhe Franca.

“Nëse për qytetarët e Kosovës vizat do të hiqeshin përfundimisht, atëherë ata me të vërtetë do të pranonin gjithçka që ju kërkohej, përveç ndarjes, taksë rinisjes së dialogut etj”.