Tjetër shpërthim në Afganistan, së paku 8 të vdekur

Afganistani është goditur nga një tjetër shpërthim i cili ka lënë së paku 8 persona të vdekur.

Shpërthimi ka ndodhur në qytetit Farah të Afganistanit, me ç’rast një bombë e vendosur pranë rrugës ka eksploduar.

Nga shpërthimi kanë mbetur të vdekur 6 civilë dhe dy ushtarë afganë.

Autoritetet e sigurisë pretendojnë se përgjegjëse për këtë shpërthim janë forcat e Talibanit.