“Topçinjtë” përmbysin rezultatin në 9 minuta

Arsenali ka prerë biletën për fazën tjetër të Europa League, pas një ecurisie aspak pozitive prej 3 humbjesh e 4 barazimesh në 7 javët e fundit e mbylli kështu fazën e grupeve me 11 pikë, tri fitore, dy barazime dhe një humbje.

Në Stadiumin Olimpik të Londrës, në prani të thuajse 60 mijë spektatorëve, Arsenali zhvilloi një ndeshje me dy fytyra. Pjesën e parë e mbylli në disavantazh të një goli, që mban firmën e Ogbonasë, në minutën e 39-të, por gjithçka ndryshoi brenda 9 minutave të çmendura në fraksionin e dytë (nga e 60-ta deri në të 69-ën), me Martinellin, Pepen dhe Aubameyang që përmmbysën shifrat në 1-3.

Një fitore shpresëdhënëse kjo për “Topçinjtë”, që shkojnë në kuotën e 22 pikëve, në vendin e 9-të, 7 pikë më pak se Chelsea, i fundit në zonën Champions.