Toronto Raptors befason Golden State Warriorsin

Dy herë mbrojtësi i titullit të kampionit në NBA, s’pa gjasa të mëdha para një mbrojtjeje të fuqishme dhe u mposht në duelin e parë të serisë finale!

Tash, Toronto Raptors ka epërsinë 1-0 në finale, por kjo nuk do të thotë që do të kemi sigurt një befasi deri në fund të serisë, përveç që definitivisht treguan se Golden State Warriors mund të mposhtet.

Pascal Siakam shkëlqeu në duelin e parë final duke shënuar 32 pikë, 8 kërcime e 5 asistime në fitoren 118-109 të Raptors.

Start perfekt për ekipin që arrin për herë të parë në histori të klubit finalen e madhe të NBA. Raports ishin më agresivë gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa 52 pikë bashkë shënuan Siakam dhe Marc Gasol.

Dueli i radhës, të hënën më 3 qershor në ora 2 të mëngjesit. Toronto përsëri vendas në serinë që kërkon katër fitore për titull. (nga TopSporti.com)