Totaj “ thumbon” qeverisjen Haskuka

Kryetari i sapo zgjedhur i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka thënë se pas zgjedhjeve të brendshme, PDK në Prizren ka dalë më e fortë.Totaj në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se në përgjithësi procesi i zgjedhjeve të brendshme në PDK kanë shkuar mirë dhe pa diçka të jashtëzakonshme për t’u shënuar. Ish-kandidati për kryetar të Prizrenit ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të koalicionit qeverisës të Prizrenit, shkruan Telegrafi. Ai ka thënë se ka disa shembuj që kjo udhëheqje e ka dëmtuar sportin e kulturën. “Prizreni shquhet si qytet i traditës, kulturës, artit e sportit. Festivali ‘Zambaku i Prizrenit’ që konsiderohet si festival i këngës qytetare që ka qenë vlerë për gjithë Kosovën, këtë vit nuk është mbajtur. Artistët a Teatrit te Prizrenit janë pesë muaj pa paga. Klubi futbollistik Liria ka rënë në një rang më të ulët të garave. Klubi basketbollistik Bashkimi që ka qenë kampion, është në mes të tabelës”.Totaj ka thënë se një refer i futbollit është emëruar drejtor i Drejtorisë së Arsimin, pa asnjë përvojë në menaxhim.