Totaj: Tubimi në Tusuz “u (keq)përdor si tubim promovues partiak i VV-së”

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj përmes një postimi në facebook ka vlerësuar se tubimi përkujtimor për 20 vjetorin e Masakrës së Tusuzit “nuk ka qenë dashur të jetë i dizajnuar që liderët politik lokal apo qendrorë të VV, parti udhëheqëse e koalicionit qeverisës në Prizren, të promovohen duke kërkuar gjykim për ata që kryen krime ndaj viktimave”. Sipas tij konstruktiviteti i tyre në Kuvendin e Kosovës rreth kësaj cështjeje do të ishte më i dobishëm.  

Postimi i plotë i Totaj në FB:

Sot ne Lagjen e Trimave (ish Tusuz) nen patronatin e kryetarit te komunes se Prizrenit eshte mbajtur tubimi perkujtimor i njezetvjetorit te masakres qe ka ndodhur ne kete lagje

Perveq dimenzionit te perkujtimit te masakres ky tubim u (keq)perdor si tubim promovues partiak i VV, partise udheheqese te koalicionit qeverises ne Prizren

Ne mungese te kryetarit te komunes se Prizrenit, per shkak te mosrespektimit te aspektit institucional fare nuk iu dha fjala nen kryetarit te komunes se Prizrenit

Ky tubim nuk ka qene dashur te jete i dizajnuar qe lideret politik lokal apo qendrore te VV, parti udheheqese e koalicionit qeverises ne Prizren, te promovohen duke kerkuar gjykim per ata qe kryen krime ndaj viktimave

Konstruktiviteti i tyre mbrenda Kuvendit te Republikes se Kosoves rreth iniciatives per fillimit te procedurave per gjykimin e ketyre krimeve mendoj se kishte me qene me i dobishem“.