Tottenhami prezanton dy blerjet nga Real Madridi

Skuadra Angleze Tottenham ka prezantuar si futbollist të klubin ish-dyshen e Real Madridid, Gereth Bale dhe Sergio Reguilón.

Gareth Bale është zyrtarisht një futbollist i Tottenhamit, pasi klubi londinez ka mbyllur huazimin e tij për një vit.

Uellsiani është kthyer në klubin ku ishte bërë i njohur para se të bënte hapin gjigant në karrierë duke kaluar te Real Madridi.

31-vjeçari fluturoi në Londër të premten pasi Spurs kishin rënë dakord të paguanin pagën e tij rreth 20 milionë funte dhe tarifën e huazimit.

Bale i cili fitoi dy tituj në La Liga, katër trofe të Ligës së Kampionëve, si dhe një Copa del Rey, do të veshë fanellën me nr. 9 te Tottenham.

Bale shënoi vetëm tre gola në 20 paraqitje për Real Madrid sezonin e kaluar. Gjatë kohës sa ishte në Real në total ai shënoi 105 gola në 251 paraqitje.

Si pjesë e Tottenham ai është paraqitur në 203 ndeshje për ne në të gjitha garat, duke shënuar 55 gola, 26 vetëm në edicionin 2012/13.

Gareth deri tani ka 85 paraqitje për Uellsin dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 33 gola.

Sergio Reguilon është tashmë një lojtar i ri i Tottenhamit, pasi nënshkroi për pesë vite me klubin londinez.

Mbrojtësi i majtë u largua nga Real Madridi, pasi nuk kishte mbështetjen e trajnerit, Zinedine Zidane, i cili preferon më shumë Marcelon dhe Ferland Mendyn.

Futbollisti kalon te Spurs, të cilët kanë siguruar një mbrojtës shumë të mirë, duke fituar konkurrencën me Arsenal dhe Manchester United.

Lojtari ka nënshkruar për pesë vite dhe besohet se për të kanë paguar 30 milionë euro. Mbrojtësi i majtë 23-vjeçar do të veshë fanellën me numrin 3.

Ai bëri debutimin e tij në ekipin e parë të Realin kundër CSKA Moskës në Ligën e Kampionëve të UEFA-s në tetor 2018.

Ai bëri 22 paraqitje për Real Madrid në total.

Sergio bëri përshtypje gjatë një huazimi sezonal te Sevilla sezonin e kaluar, ku bëri 38 paraqitje në të gjitha garat dhe shënoi tre gola, duke e ndihmuar ekipin ta fitojnë  Ligën e Evropës. /Telegrafi/