Tragjedi në Gjermani: Kosovari vret bashkëshorten, vajzën 17-vjeçare dhe më pas veten

Një tragjedi ka ndodhur sot në Isselburg të Gjermanisë, ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë bashkëshorten, vajzën e më pas veten.

“Sipas njoftimeve të para 51-vjeçari ka dashur të vrasë bashkëshorten dhe dy fëmijët. Para ngjarjes këtë mëngjes ai kishte njoftuar një të njohshëm, i cili më pas ka kontaktuar Policinë. Në apartament forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë të bashkëshortes 46-vjeçare, vajzës 17-vjeçare. Vajza e dytë, 14-vjeçare, ka shpëtuar pa lëndime”, ka thënë kryeprokurori Martin Botzenhardt.

Autoritetet llogarisin se 51-vjeçari së pari ka vrarë bashkëshorten, më pas vajzën 17-vjeçare e pastaj ka varur veten, raporton Bild.

Vajza 14-vjeçare ka dhënë informacionet e para në lidhje me krimin. Dyshohet se motiv ishin kontestet e një faze ta gjatë të ndarjes së çiftit.

“14-vjeçarja është stabile dhe po pyetet nga policia. Në ardhjen e forcave të policisë, vajza ishte në një dhomë që ishte mbyllur nga jashtë”, ka thënë Botzenhardt./express