Tragjedia në Gjermani, flet miku i familjes kosovare

Një mik i familjes kosovare në Isselburg të Gjermanisë, dy anëtarë të së cilës (gruaja, 46 vjeç, vajza 16-vjeç) u vranë nga kryefamiljari, i cili më pas u vetëvra, ka folur për gazetën gjermane Bild.

Ai ka thënë se kishte parë gruan, tashmë të ndjerë, për të cilën thotë se ishte “shumë serioze dhe e dëshpëruar”, raporton Bild, përcjell Gazeta Express.

“E pashë vajzën e mesme së fundi. Është e pabesueshme. Si mundet që një burrë ta bëjë një gjë kaq të tmerrshme në familjen e tij?”, ka deklaruar miku 37-vjeçar.

Lidhur me çështjen në fjalë, detaje ka dhënë Kryeprokurori i Isselburgut.

““Sipas njoftimeve të para 51-vjeçari ka dashur të vrasë bashkëshorten dhe dy fëmijët. Para ngjarjes këtë mëngjes ai kishte njoftuar një të njohshëm, i cili më pas ka kontaktuar Policinë. Në apartament forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë të bashkëshortes 46-vjeçare, vajzës 17-vjeçare. Vajza e dytë, 14-vjeçare, ka shpëtuar pa lëndime”, ka thënë kryeprokurori Martin Botzenhardt.

Autoritetet llogarisin se 51-vjeçari së pari ka vrarë bashkëshorten, më pas vajzën 17-vjeçare e pastaj ka varur veten, raporton Bild.

Vajza 14-vjeçare ka dhënë informacionet e para në lidhje me krimin. Dyshohet se motiv ishin kontestet e një faze ta gjatë të ndarjes së çiftit.

“Vajza 14-vjeçare është stabile dhe po pyetet nga policia. Në ardhjen e forcave të policisë, vajza ishte në një dhomë që ishte mbyllur nga jashtë”, ka thënë Botzenhardt. /Gazeta Express/

Tags: ,