Trajneri i Suedisë e di se kush është Kosova dhe cilësitë që i ka

Trajneri i Sudisë, Janne Andersson e ka pranuar se ata e njohin shumë mirë Kosovën dhe mënyrën se si luan futboll.

Suedezët ishin takuar me Përfaqësuesen tonë në një miqësore në Katar, aty ku kishin triumfuar minimalisht 1-0.

Andersson ka bërë të ditur se ata njohin edhe sisa lojtarë që luajnë në Suedi, e që do të kenë kujdes kur të përballen.

“Me Kosovën jemi takuar një herë në janar në Katar dhe e kemi fituar atë ndeshje. Ata kanë disa lojtarë që luajnë në Suedi”, ka thënë Andersson për aftonbladett.se.

Kujtojmë se ‘Dardanët’ janë në Grupin B edhe me Spanjën, Greqinë dhe Gjeorgjinë. /Telegrafi/