Trajneri nuk e lëshon Muriqin

Ismail Kartal, trajneri i skuadrës Çaykur Rizespor, ku angazhohet ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka deklaruar se nuk është i interesuar të lejojë largimin e sulmuesit kosovar nga ekipi i tij.

Mediat turke raportojnë trajnerin Kartal të ketë thënë se kur janë në pyetje interesat e klubit të tij, do të pajtohej edhe me largimin e Vedat Muriqi, ndonëse me ofertat aktuale nuk do të pajtoheshin që ta lirojnë Muriqin.

Çaykur Rizespor është duke kërkuar dëmshpërblim prej 10 milionë eurosh për të lejuar transferimin e sulmuesit prizrenas, Vedat Muriqi.