Transferimet më të dështuara në formacionin e Chelseat

Kepa Arrizabalaga po kalon nëpër një sezon tjetër për t’u harruar te Chelsea dhe mund të ndodhë që të largohet në janar nga Stamford Bridge.

Ndër vite, klubi londinez ka bërë disa transferime të mëdha, mirëpo që disa nga lojtarët nuk kanë arritur të shkëlqejnë.

Kepa vazhdon të jetë portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi Chelsea pagoi për të mbi 80 milionë euro për ta marrë nga Athletic Bilbao.

Një tjetër transferim i dështuar për blutë e Londrës ishte edhe Juan Cuadrado që kaloi në vitin 2015 nga Fiorentina për 30 milionë euro, duke luajtur vetëm 13 herë për klubin, derisa kishte një mori huazimesh e i fundit ishte te Juventusi, aty ku u shit përfundimisht.

Tal Ben-Haim ishte transferuar nga Jose Mourinho në vitin 2008 nga Boltoni, por që kishte arritur të bënte vetëm 13 paraqitje, duke u shitur më vonë te Manchester City.

Papy Djilobodji kishte impresionuar Chelsean në vitin 2015 kur luante te Nantes dhe në më pas kaloi në Stamford Bridge për pesë milionë euro. Mbrojtësi asnjëherë nuk arriti të tregonte cilësitë e tij dhe kaloi në huazim te disa skuadra evropiane, për t’u rikthyer më pas në Francë.

Baba Rahman edhe pse ende është nën pronësi të Chelseat, ai ka po ashtu fatin e Djilobodjit, e që kishte shkuar në huazim te Schalke, Reims dhe Mallorca.