Transportonte mish të dyshimtë, arrestohet personi nga Kamenica

Policia ka arrestuar një person nga Kamenica, për mishë të dyshimtë, shkruan GazetaAlo.

Sipas inspektorit veterinar mishi që po transportonte i dyshuari ishte i ndaluar të konsumohet nga njerëzit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.