Trazohet Adriatiku, pezullohen të gjitha lundrimet Bari-Durrës

Porti i Barit ka anuluar të gjitha lundrimet e anijeve drejt Durrësit prej motit të keq që ka përfshirë gjithë Rajonin.

Sipas njoftimit, Porti i Barit është mbyllur për sot dhe ka njoftuar menjëherë Drejtorinë e Përgjithshme Detare të Durrësit për vendimin.

Po ashtu me mbylljen e portit të Barit, porti i Durrësit ka pezulluar të gjitha udhëtimet drejt Barit dhe pse kundrejt atij italian, porti i Durrësit është i hapur. / Lapsi.al