Tre karateistë lënë Kosovën për Shqipërinë, një mal akuzash ndaj Federatës

Tre karateistët e mirënjohur Alvin Karaqi, Orges Arifi e Blodin Pakashtica thonë se janë detyruar të lënë Kosovën për t’iu bashkuar Shqipërisë për shkak të trajtimit jo të mirë të Federatës së Karatesë së Kosovës.

Ata kanë bërë një mal akuzash ndaj Federatës së Karatesë së Kosovës.

Të tre karateistët kanë akuzuar FKK-në për sjellje armiqësore, siç thonë, me një përzierje të urrejtjes me xhelozi e me shpresë për dështimin e tyre në gara të ndryshme.

Më poshtë mund të lexoni arsyet e largimit të tyre nga Kosova për t’iu bashkuar Shqipërisë. / Koha.net

Komunikata e tyre e plotë, pa ndërhyrje:

Ne tre garuesit e Kosovës që ditët e kaluara kemi braktisur Kosovën dhe i jemi bashkuar Shqipërisë me këtë komunikatë i drejtohemi opinionit publik jo vetëm për të sqaruar arsyet që na detyruan të braktisim Kosovën por njëkohësisht po shpresojmë se mekanizmat relevant sportiv në Kosovë do të bëjnë diçka që të shpëtojnë karaten e cila është në fazë të degradimit total në Kosovë. FKK është nën udhëheqjen e një grupi të njerëzve që fatkeqësisht me keqardhje themi se i ka minimizuar në tërësi potencialin këtij sporti dhe sportistëve të saj në Kosovë.

Në periudhën 2015-2016 ne ishim pjesë e ekipes që Kosovës i solli 10 medalje seniorë të nivelit botëror nga: Kampionati Botëror, Gara Evropiane për Regjione, Premier Liga, Kupa Botërore dhe ajo Ballkanike. Që nga ardhja e grupit aktual në krye të FKK më 2016 e deri në ditën e sotshme janë fituar vetëm 5 medalje ne seniorë (3 Ballkanike 2 Premier Ligë) dhe për ironi edhe këto të gjitha janë nga ekipi ynë. Në një shoqëri normale për këto të arritura ne të paktën do të respektoheshim por në Kosovë ne i jemi nënshtruar një trajtimi tërësisht të urrejtjes dhe hakmarrjes primitive që është tërësisht e pakuptueshme.

Ne të tretë jemi ende në top 50shen më të mirë ne botë kurse më parë ishim të ranguar edhe në 5shën dhe 20shen e më të mirëve në botë. Neve nga këta njerëz na është mohuar e drejta dhe në mënyrë sistematike na është minimizuar shansi për të fituar normën olimpike e qe ka qene dhe mbetet ëndërr e të gjitha gjeneratave të karatesë së Kosovës

Është e gjatë lista e veprimeve që na detyruan të braktisim Kosovën por ne po përmendim vetëm disa:

Asnjëri prej nesh nuk është dërguar në 7 gara tejet të rëndësishme dhe të domosdoshme për arritjen e normës olimpike. Humbëm shumë pikë sepse kështu deshtën ata që drejtojnë karaten e Kosovës

Na kanë dërguar në gara luftarake të karatesë me autobus nga Prishtina në Roterdam, Paris, Berlin dhe Salzburg. Kur kemi hy në tatami kemi qenë të dërmuar nga rruga më shumë se nga lufta. Kjo nuk është bërë për mungesë mjetesh por kryesishtë për qëllime të përfitimit personal të individëve në FKK

Qëllimshëm nuk janë shfrytëzuar mjetet e ndara nga Komiteti Olimpik per kampe nderkombetare dhe këto mjete janë humbë

Ne na detyruan që në disa gara të shkojmë me mjete vetanake.

Sekretari i pergjithshem Nazmi Gashi bashkë me selektorët Isak Curri dhe Ylber Syla ikën nga ne (Orges Arifi dhe Alvin Karaqi) në aeroportin e Madridit në kthim nga Kampionati Boteror dhe na lan pa biletë kthimi, pa na pyetur se a kemi të holla për ushqim apo cfarëdo akomodimi. Askush asnjëherë nuk është interesuar se si jemi kthyer apo si kemi kaluar. Ka kaluar mbi nje vit dhe ende nuk na kanë kompensuar as për biletat e paguara nga xhepi ynë (EUR840)

Ekziston një tretman i cuditshëm hakmarrës ndaj të gjithë garuesve të Ipponit. Nuk janë respektuar kurrë kampionët e Kosoves nga ekipi ynë Ipponi kurse garuesit më të mirë e që janë nga klubi jonë jane vazhdimisht nënpresion.

Në gara ndërkombëtare sjellje e zyrtarëve të FKK ndaj nesh është tërësisht armiqësore. Një përzierje e urrejtjes me xhelozi me shpresë të hapur se ne do të dështojmë dhe motivim zero nga ata që të paktën do të duhej të na motivonin dhe të kujdeseshin për aftësitë tona psikologjike dhe fizike. Askund në botë nuk ka Federatë sportive që i frikësohet suksesit të sportistëve të vet dhe me të gjitha metodat i lufton ata

Në vend se të shpërblehej është dënuar trajnerja jonë e klubit pa faj dhe pa respektim të procedurave nga ana e Komisionit Disiplinor të FKK

Selektori Isak Curri ndaj Alvin Karaqit (i vetmi që përfaqësonte Kosovën në Lojëra Europiane) publikisht ka shprehur mllefin vetëm se Alvini ka kerkuar që në Minsk me të të udhëtoj trajnerja e tij e klubit (hakmarrjen e ka paralajmeru publikisht ne mjete te informimit) dhe e ka implementuar me anashkalim total të Alvinit.

Cfarë absurdi: dënimi i Alvin Karaqit nga ana bordit te FKK me kërkesë të Isak Currit kurrë nuk është dhënë me shkrim por vetëm verbalisht dhe si i tillë denimi është ekzekutuar. Ky veprim tregon nivelin që kemi ra si diciplinë sportive

Në Tokio dhe në Kili Alvini është detyruar që aktivitetin ta paguaj vet por kostoja e lartë ia pamundësoj garimin në Moskë dhe Madrid.

Jo profesionalizmi, pa aftësia e trajnerëve te përfaqësueses se Kosoves , dhe qëllimshëm mos investimi në garues me potencial për fitore ka rezultuar në rënie drastike të sukseseve sportistëve tanë në arritjen e normës olimpike.

Ne i jemi ankuar disa herë KOK dhe me gjithë premtimet e vazhdueshme asnjëherë nuk janë ndal këto praktika gjë që na detyroj të marrim vendim për bashkim me Federatën e Karates së Shqipërisë.

Urojmë që përvojat tona kurrë të mos përsëriten në asnjë sport të Kosovës. Kosova ka potencial të madh dhe ne si gjeneratë kishim një shans të madh të arrijmë normë olimpike dhe sukses historik për sportin e Kosovës. Fatkeqësisht ata që ishin të thirrur të na ndihmonin më së shumti ata na dëmtuan më së shumti. Mirë u pafshim dhe punë të mbarë.

Me respekt: Alvin Karaqi, Orges Arifi, Blodin Pakashtica.

Disa nga të arriturat tona në garat ndërkombëtare:

ALVIN KARAQI

Image

I rënditur në pozitën më të lartë të ranglistes Botërore.

Medaljen e argjendë në Premier League, Salzburg /2015/

Medaljen e argjendë në të njëjtën garë në 2016 Salzburg

Kampion evropian për Universitete

Medaljen e bronztë ne Kampionatin Boteror per Universitete /Japoni/

Medaljen e argjendët ne Kampionatin Evropian për regjione Turqi/ekipore/

Dy herë arriti që ta dërgoj Kosovën në Lojërat Europiane. Në Baku zuri pozitën e katërt kurse i pesti me Minsk.

Nënkampion Evrope në U 21

Medaljen e bronztë në Premier Ligë /Maroko/. Kjo është e vetmja medalje nga garuesit tanë në Premier Ligë në konkurrencën e 64 më të mirëve në botë

ORGES ARIFI

Image

Kampion i Botës në Kupën Botërore U 21 Kroaci

Vendi i 3 ne Kampionatim Evropian U 21/

Medalisti i parë në Kampionatin Evropian për Kosovën prej pranimit në Federatën Europiane të Karates

Nënkampion evrope per regjione /ne ekipore/ Turqi

Dy herë Nënkampion i Ballkanit

I bronzët ne kampionatin ballkanik

BLODIN PAKASHTICA

Image

Nënkampion ballkanik për U 21

Nënkampion ballkanik për senior

I argjendtë në ekipore ne Kampionatin Evropian per regjione

I pesti ne Evrope ne Qipro / kampionati evropian U 21/