Tre persona të lënduar në një aksident në Suharekë

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Reshtan të Suharekës. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime, njofton Zyra për Informim e Policisë Rajonale në Prizren.

Siç shihet në fotografi, dy automjete me targa vendore janë përplasur, ku pos dëmeve materiale, tre persona kanë marrë lëndime.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin Rajonal të Prizrenit.