Tre të lënduar në aksin Prishtinë-Pejë

Tre të lënduar ka qenë bilanci nga një aksident trafiku, i cili ka ndodhur mbrëmë, në rrugën Prishtinë – Pejë, e që dyshohet se ka ardhur si shkak i  mosmbajtjes së distancës.

Në aksidentin në fjalë, i xili raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në fshatin Vragoli, në drejtim të Pejës, me c’rast dy vetura u përplasën mes vete, duke shkaktuar lëndimin e tre personave.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, sipas të cilit:“Në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Vragoli, në ora 16:45 është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale. Të lënduar janë tre persona, kurse të përfshira dy vetura”, tha ai.

Hoxha bëri të ditur se shkaktar i këtij aksidenti dyshohet se është mombajtja e distancës ndërmjet automjeteve.