Tre të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, janë nga këto komuna

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 3 persona nga COVID-19, duke shkuar në 2.939 numri i të vdekurve nga ky virus në Kosovë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 dhe Prishtinë 1, thuhet në raport, përcjell Lajme365.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,442 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 23 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë rastet e fundit pozitive janë nga këto komuna:

“Prishtinë 8, Klinë 5, Mitrovicë 3, Gjakovë 2, Fushë Kosovë 1, Gllogoc 1, Junik 1, Lipjan 1 dhe Ferizaj 1.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Numri total i rasteve pozitive është 159,893 raste nga 1,187,970 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,939 aste të vdekjes.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, përcjlell Lajme365.

”Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 591 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 153,349 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,605.”,thuhet në njoftim.

Ministria e shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 9,665 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 778,650 persona, ndërsa me dozën e dytë 505,188 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,283,840 doza të vaksinës./lajme365.com