Tre veta rrahin një tjetër pas një aksidenti në Pejë

Tre persona kanë rrahur një tjetër në Pejë, pas një aksidenti trafiku me dëme materiale që kishin pësuar mes vete.

Rasti nga Policia e Pejës, nga ku është konfirmuar ngjarja, është cilësuar si inscident kriminal, gjegjësisht lëndim i leht trupor.

“INCIDENTET KRIMINALE/LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Rr. Zahir Pajaziti, Pejë, 26.05.2022 – 12:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit, kanë sulmuar fizikisht  viktimën mashkull kosovar, dyshohet për shkak të një aksident trafiku me dëme materiale në të cilin aty për aty ishin përfshirë palët. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa (tre) të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”- thuhet nga ana e Policisë.