Tre vjet pasi iu vra djali i vetëm në sulmin e Mynihut, ndërron jetë Naim Zabërgja

Në sulmin e terroristit David Sonboly, me datën 22 Korrik 2016 pranë Stadiumit Olympia në Mynih të Bavarisë, iu vra djali i vetëm, Dijamant Zabërgja.

Sot, 3 vite mëpas, ndërroi jetë babai i tij, Naim Zabërgja!

“Humbja e Dijamantit dhe shuarja e sotme e Naimit, nuk mund të përshkruhen me fjalë. Nga Dhembja. Nga Tragjedia. U bashkofshi në Qiell, Diamant dhe Naim Zabërgja. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e mbetur, të afërmit dhe miqtë “- thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës Gjermani.

“‘Në sulmin e terroristit David Sonboly me datën 22 Korrik 2016 pranë Stadiumit Olympia në Munih të Bavarisë, iu vra djali i vetëm, Dijamant Zabërgja.

Sot, 3 vite mëpas, ndërroi jetë babai i tij, Naim Zabërgja!

Humbja e Dijamantit dhe shuarja e sotme e Naimit, nuk mund të përshkruhen me fjalë. Nga Dhembja. Nga Tragjedia!

U bashkofshi në Qiell, Diamant dhe Naim Zabërgja!

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e mbetur, të afërmit dhe miqtë /bc/”.