Treboviq-Pejë: Arrestohen hajdutët e kacave me djath

Dy tinarë, apo “kaca” me djath janë vjedhur në Treboviq të Pejës nga dy persona, të cilët më pas i kanë shitur ato, për çka janë arrestuar nga Policia.

Hajdutët e djathit vjedhjen e kishin kryer në bashkëveprim, konfirmon Policia.

“Raportohet se me datë 20.05.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë vjedh dhe shitu dy tinar me djathë pronë e ankuesit mashkull kosovar”- thuhet në komunikatën për media.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.