Treni bie në lum

Pak minuta më parë raportohet se një tren më udhëtarë ka rënë në lum, në qytetin Sylhet të Bangladeshit.

Ngjarja tragjike, nga e cila raportohet se mund të mbesin me qindra të vrarë, ka ndodhur pas rrënimit të urës mbi një lum, derisa mbi të po kalonte treni me qindra udhëtarë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë deri më tani kanë arritur të evakuojnë 700 udhëtarë dhe kanë nxjerrë 7 viktima.