Tri vdekje të dyshimta brenda një dite në Prishtinë

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të vdekjes të dyshimta, shkruan Gazeta inFokus.

Në rrugën Skënderbeu, në Lipjan, të mërkurën, është gjetur pa shenja jete në rrugë një person.

“Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku  vdekja  e viktimës është konfirmuar pasi është dërguar në QKUK.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa në rrugën Stambolli, në Prishtinë, rreth orës 17:33 është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull.

“Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jete i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore”.

Po ashtu në QKUK në Prishtinën rreth orës 17:45, ka ndërruar jetë një shtetas i Maqedonisë Veriore.

“Raportohet se nga stafi mjekësor është pranuar informata se ka ndërruar jete viktima mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore. Ne vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse policore dhe prokurori. Rasti nen hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /Gazeta inFokus/