Tronditëse: Dyshohet se babai vrau djalin e tij në Prishtinë (FOTO)

Një rast i rëndë ka ndodhur në një familje në Prishtinë, dyshohet se babi ka vrarë djalin e tij në rrugën “Ndue Perlleshi”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti, e cila ka thënë se lidhur me rastin një person i dyshuar është arrestuar.

Po ashtu është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

Siç raportojnë mediat, i vrari është biznesmeni i njohur nga Prishtina, A.K.

Deri me tani ende nuk dihen motivet e vrasjes.

Policia ka thënë se momentalisht janë në fazën fillestare të hetimit, dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti./Telegrafi