Trump arrin për vizitë zyrtare në Londër

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka arritur në Londër për një vizitë zyrtare disaditore në Mbretërinë e Bashkuar.

Avioni i presidentit amerikan, Air Force One, ka aterruar në Aeroportin Stansted, të hënën, në orët e paradites.

Trump dhe Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë, Melanie Trump janë pritur në aeroport nga ambasadori i SHBA-së në Londër, Woody Johnson dhe Sekretari britanik i Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt. Nga aeroporti ata pritet të marrin helikopterin për të udhëtuar në Londër.

Presidenti amerikan gjatë ditës së hënë do të vizitojë Pallatin mbretëror Buckingham të Britanisë së Madhe, ku do të pritet nga Mbretëresha Elisabeth II, Princi Charles dhe bashkëshortja e tij, Camilla, shkruan CNN.

Derisa dita e parë e vizitës së Trumpit në Londër do të jetë më tepër ceremoniale në pallatin mbretëror, të martën presidenti Trump do të takohet me kryeministren britanike, Theresa May.