Trump Erdoganit: Mos u bën djalë i ashpër, mos u bën budallë!?

Gazetarja e televizionit të njohur amerikan FOX, Trish Regan, ka publikuar një letër senzacionale.

Në një postim në profilin e saj në rrjetet sociale, Regan pretendon të ketë zbuluar një kopje të letrës të cilën Presidenti i Shteteve të Bashkauara të Amerikës, Donald Trump, ia ka dërguar Presidentit të Turqisë, Erdogan.

Në letrën e zbuluar nga gazetarja e FOX, Trish Regan, Presidenti Trump, i drejtohet Presidentit Erdogan, me fjalët “Mos u bën djalë i ashpër, mos u bën budallë!”, raporton Lajme365.

 

Përmes kësaj letre, Trump njofton Erdoganin mbi gadishmërinë e Gjeneralit kurd Mazlloum për kompromis me Turqinë me qëllim të ndalimit të invazionit të Ushtrisë Turke në rajonin verilindor të Sirisë, të populluar nga kurdët.

“Jam munduar shumë që t’i zgjidhë disa prej problemeve. Mund ta arrish një marrëveshje shumë të mirë. Gjenerali Mazlloum është i gatshëm të negociojë me ty dhe është i gatshëm për kompromise të cilat kurrë më herët nuk do t’i bënin. Mos u bën djalë i ashpër, mos u bën budallë!”, i drejtohet Trump Erdoganit.

Në këtë letër e cila mban datën 9 tetor, Presidenti i SHBA-ve, Trump, i kërkon Presidentit të Turqisë, Erdogan, që të arrijë marrëveshje me kurdët e Sirisë, në të kundërtën ai do ta shkatërrojë ekonominë turke.

“Nuk dua që ti të jesh përgjegjës për masakrimin e mijëra njerëzve dhe as unë nuk dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë së Turqisë – dhe do ta bëj.”, i drejtohet Trump Erdoganit, raporton Lajme365.

 

Kjo është letra të cilën gazetarja Regan pretendon se Presidenti Amerikan Trump ia ka dërguar Presidentit të Turqisë Erdogan:

Image