Trump këtë muaj shpallë kandidaturën për zgjedhjet në vitin 2020

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se do të shpallë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 gjatë këtij muaji, raporton Anadolu Agency (AA).

“Më 18 qershor do të shpall kandidaturën time presidenciale me zonjën e parë Melanie, nënpresidentin Mike Pence dhe zonjën e dytë Karen Pence”, tha Trump.

Shpallja do të mbahet në një miting në Orlando të Floridës.

Trump ka ngritur mbi 30 milionë dollarë për zgjedhjen e tij, më shumë se çdo kandidatë tjetër demokrat, veç 41 milionë dollarëve që presidenti ka kursyer në bankë.

Fondi më i madh i kandidatëve demokratë është senatori Bernie Sanders me 18 milionë dollarë.

Pavarësisht asaj se ende nuk e ka shpallur ofertën e tij, Trump tashmë ka nisur fushatën duke organizuar mitingje në shtetet e Pensilvanisë dhe Floridës.

Presidenti amerikan së fundmi po ashtu ka arritur vlerësim më të lartë në dy vitet e fundit të presidencës së tij, 48 për qind sipas një sondazhi nga Universiteti i Harvardit. /Anadoly Agency/