Trump me tone kërcënuese: Nëse ka luftë, Irani do të “zhduket”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk dëshiron luftë, por paralajmëroi Iranin se do të përballet me “zhdukjen” nëse shpërthen konflikti.

Duke folur për NBC të premten, ai tha se SHBA ishte e hapur për bisedime, por nuk do të lejonte Iranin të zhvillonte armë bërthamore, përcjell Telegrafi.

Ai gjithashtu sqaroi vendimin e tij të fundit për të tërhequr vendimin për sulmet e planifikuara si përgjigje ndaj rrëzimit të një droni të SHBA-së këtë javë, duke thënë se i ishte thënë se do të vriteshin 150 iranianë.

“Nuk më pëlqeu, nuk mendova se ishte proporcionale”, ka thënë presidenti amerikan.