Trump ndryshon mendje për drejtorin e intelegjencës kombëtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duket të ketë ndryshuar mendje mbi emërimin e Kongresistit republikan nga Teksasi, John Ratcliffe si Drejtor të Intelegjencës Kombëtare të SHBA-ve.

Trump para pak çastesh, në profilin e tij në rrjete sociale, ka shkruar se “Kongresisti ynë i madh republikan John Ratcliffe po trajtohet shumë padrejtësisht nga mediat. Në vend që të kaloja disa muaj me shpifje, unë i shpjegova Johnit sa e mjerueshme do të ishte që ai dhe familja e tij të merreshin me këta njerëz”.

Më tej, Trump ka deklaruar se “Prandaj Johni ka vendosur të qëndrojë në Kongres, ku ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke përfaqësuar njerëzit e Teksasit dhe të vendit tonë. Unë së shpejti do të ju njoftoj mbi kandidatin tim për Drejtor të Intelegjencës Kombëtare”.