Trump: Nuk do t’i shesim Turqisë aeroplanët luftarak F-35

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është deklaruar rreth blerjes nga Turqia të sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore S-400.

Trump ka deklaruar se nuk do t’i shesin Turqisë aeroplanët luftarak të gjeneratës së re F-35.

“Kjo është një situatë shumë e vështirë por po punojmë në këtë drejtim. Do të shohim se çka do të ndodhë”, ka deklaruar Trump

Më herët NATO kishte kërkuar nga Turiqa të mos blejë sistemet ruse të mbrojtjes raketore pasi ato i rrezikojnë sistemet e mbrojtes të shteteve anëtare të NATO-s duke shtuar rrezikun e interferimit rus në këto sisteme, me theks të veçantë në aeroplanët F-35. Në vend të kësaj, SHBA-të i kanë ofruar Turqisë blerjen e sistemeve amerikane të mbrojtjes ajrore Raytheon Patriot, propozim i cili është refuzuar nga Turqia.

Mediat amerikane gjithashtu kishin paralajmëruar se SHBA-të tashmë kanë marrë vendim për vendosje të sanksioneve ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit rus to mbrojtjes ajrore S-400.