Trump racist, ofendon rëndë anëtaret me ngjyrë në Kongres!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sërish ka shfaqur racizmin e tij të theksuar.

Këtë herë ndaj grave me ngjyrë në SHBA, gjegjësisht anëtareve që kanë ulëse në Kongresin amerikan të cilat i përkasin rrymës progresive brenda Partisë Demokratike.

Anëtaret më ngjyrë në Kongres kanë kritikuar kohëve të fundit presidentin Trump se po ndjek politikë raciste dhe kanë folur haptazi kundër politikave të migrimit që i promovon administrata e tij, raportojnë mediat ndërkombëtare.

I njohur për sulmet e tij ndaj atyre që nuk mendojnë njëjtë si ai, Trump ka shkruar në Twitter se anëtaret më ngjyrë në Kongres duhet të kthehen nëpër vendet e tyre të origjinës dhe të mos i tregojnë atij se si të qeverisen SHBA-të.

“Pse ato nuk kthehen dhe të ndihmojnë vendet e tyre të shkatërruara e infektuara. Tek më pas të vijnë këtu (në SHBA) dhe të na tregojë se si…”, shkruan Trump në Twitter me plot tone raciste.

“Shumë interesant të shohim anëtaret “progresive” të demokratëve, që kanë ardhur prej vendeve të cilat kanë qeveritë më katastrofale, më të këqija, më të korruptuara dhe më të paaftë në botë, që me zë të lartë dhe dhunshëm i tregojnë popullit të Shteteve të Bashkuara, kombit më të madh dhe më të fuqishëm në tokë, se si të udhëheqim qeverinë tonë”, vazhdon tutje Trump.

Atij i është kundërpërgjigjur anëtarja e Kongresit me ngjyrë, Ilhan Omar, me plot finesë dhe diplomaci.

“Z. President, si anëtare e Kongresit, të vetmit vend të cilit i betohemi janë Shtetet e Bashkuara. Kjo është arsyeja që po luftojmë për të mbrojtur (SHBA-të) nga presidenti më i keq, më i korruptuar dhe më i paaftë që kemi pasur ndonjëherë”, ka reaguar anëtarja e Kongresit, Omar.