Trump viziton Japoninë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka arritur të shtunën paradite në Japoni, në kuadër të një vizite të tij në këtë shtet.

Gjatë ditës së sotme ai pritet të takohet me përfaqësues të biznesit në kryeqytetin japonez, Tokyo. Ndërsa, ditën e diele ai do të zhvillojë takime me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.  

Siç raporton CNN, Trump do të jetë mysafiri i parë nga jashtë për perandorin e ri japonez, princin Naruhito i cili e trashëgoi pozitën nga babai i tij, ish-perandori Akihito para disa javësh.

Ndërkaq, merret vesh se çështjet e tregtisë në mes të dyja vendeve do të jenë në fokus të agjendës së Trumpit. Në këtë vizitë, ai shoqërohet nga Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump.