Trupi i pajetë lihet në koridorin e spitalit të Pejës

Në natën që lamë pas, një qytetar që ka qenë për vizitë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe na ka dërguar një fotografi të një kufome që sipas personit që ka raportuar rastin, trupi i pa jetë qëndronte para sallës së operimeve në këtë spital, pa asnjë identifimim dhe asnjë kujdestar për rreth, gjë kjo e cila ka nxitur reagim pakënaqësie nga ana e vizitorëve që kanë kaluar andej.

Para publikimit të fotos, Faqeja jonë, lidhur me këtë rast, fillimisht përmes telefonit ka kontaktuar me Zyrën për Informim në Spitalin e Përgjithshëm, ku nga atje nuk kanë pranuar as të flasin për rastin, e madje as nuk kanë pranuar t’u dërgojmë fotografinë që t’a shqyrtojnë si rast.

Sipas personit që ka raportuar rastin në adresën tonë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të natës së mërkurë, ndërsa zyra për informim thotë se zakonisht në raste të tilla e informojnë familjen e të vdekurit.