Tryezë e rrumbullakët mbi rëndësinë e sigurisë në punë

Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizojnë në Pejë tryezën e rrumbullakët mbi temën “Rëndësia e sigurisë në punë”.

Hisedarët e ndryshëm, duke përfshirë zyrtarët e departamenteve të urbanizmit nga Peja, Juniku, Deçani dhe Istogu, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit dhe të shoqërisë civile do të diskutojnë gjerësisht mbi rëndësinë e sigurisë në punë dhe masat që duhet të ndërmerren për të reduktuar numrin e fatkeqësive në vendin e punës, njofton Zyra e BE-së në Kosovë.

Diskutimi zhvillohet në kuadër të fushatës “Përkrahje për Komunikimin e Procesit të Integrimit Evropian”, financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.