TUCHEL DERI MË 2021

Trajneri aktual i Paris St Germainit, Thomas Tuchel, ka vazhduar kontratën e tij me klubin parisien deri më 30 qershor 2021.

Gjermani që erdhi në krye të parisienëve në qershor të vitit 2018, çoi ekipin në titullin e radhës në Francë, ndërsa mossuksesi në Ligë të Kampionëve, nuk ka prishur punë për kryesinë.

“Dua t’i falenderoj kryetarit dhe tërë ekipit për besimin ndaj meje dhe stafit tim. Kjo vetëm riforcon ambicien time për të çuar ekipin në maje të futbollit me shumë punë,” ka thënë Tuchel. (nga TopSporti.com)