Turqi, shkarkohen tre kryetarë bashkish

Ministria e Brendshme Turke sot ka shkarkuar tre kryetarë bashkish në Turqinë lindore për mbështetje të terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Janë shkarkuar kryetarët e provincave Diyarbakır, Mardin dhe Van – Adnan Selçuk Mızraklı, Ahmet Türk dhe Bedia Özgökçe Ertan, njoftoi Ministria turke.

Në njoftim theksohet se ata tre tashmë kanë qenë të akuzuar për vepra penale si vendosja ose përhapja e propagandës për grupe terroriste ose vetëm kanë qenë anëtarë.

Të gjithë kryetarët e bashkive janë nga Partia Demokratike e Popullit (HDP), partia në opozitë e cila akuzohet për lidhjen e saj me organizatën terroriste PKK.

Kryetarët e shkarkuar do të zëvendësohen përkohësisht nga guvernatorët e provincave.

Në fushatën e tyre mbi 30 vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. /Anadolu Agency/