Turqia ndihmon Prishtinën me 370 pako ushqimore

Turqia ka ndihmuar Prishtinën me 370 pako ushqimore. 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti së bashku me ambasadorin e Turqisë, Cagri Sakar dhe përfaqësuesit e TIKA-s, do të organizojnë shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë, transmeton Telegrafi.

I pari i Prishtinës ka pohuar se 300 pako do t’i shpërndajnë për rastet sociale dhe 70 për komunitetin turk, transmeton Telegrafi.

“Në solidaritet sot na bashkëngjitet edhe Republika e Turqisë. Në momente të vështira dihen miqtë e mirë. Sot fillojmë me 370 pako ushqimore. 300 do t’i shpërndajmë te rastet sociale dhe 70 të komuniteti turk. Pakot përmbajnë miell e vaj, produkte që u nevojiten më së shumti qytetarëve”, ka deklaruar Ahmeti para mediave.

Kurse, ambasadori Sakar pohoi se kanë dërguar ndihma për të gjitha shtetet e Ballkanit.

“Kosova është një shtet që jemi në solidaritet edhe para luftës se virusit. Në këtë kohë pandemie na ka treguar te gjithëve se si jemi solidar. Me thirrjen e presidentit kemi filluar një kampanjë ‘I mjaftojmë njëri tjetrit’. Po vazhdojmë të tregojmë solidaritet edhe jashtë kufijve. Kemi dërguar ndihma për gjitha shtetet e Ballkanit”, deklaroi ambasadori.

Turqia edhe para disa ditëve ka dërguar një kontigjent me ndihma për Kosovën./Telegrafi/