Turqia “neutralizon” gruan 35 vjeçare, zyrtare e partisë kurde në Siri

Media turke kanë publikuar lajmin për vrasjen e Sekretares së Përgjithshme të Partisë për Ardhmërinë e Sirisë, Hevrin Khalaf.

Sipas mediave turke, 35 vjeçarja Khalaf është vrarë gjatë një aksioni të suksesshëm të njësive ushtarake turke në kuadër të ndërhyrjes ushtarake në pjesët verilindore të Sirisë, të populluara kryesisht nga popullata kurde.

Aksioni i vrasjes së gruas kurde, e cila ishte zyrtare e lartë partiake, nga mediat turke është cilësuar si neutralizim i krahut politik të forcave të armatosura kurde YPG.

Nga ana tjetër, mediat kurde raportojnë se Hevrin Khalaf është ekzekutuar në veturën e saj, pasi ishte ndaluar në rrugë nga forcat paramilitare të mbështetura nga Turqia deirsa ishte duke udhëtuar për në qytetin Manbij.

Ish Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për luftë ndaj Shtetit Islamik, Brett McGurk, vrasjen e 35 vjeçares Hevrin Khalaf e ka cilësuar si krim lufte.

Image

Image

Image