Në Kuvendin e Republikës së Kosovës u konstituua Grupi i Deputetëve të Gjelbër.
Kryesuese e grupit u zgjodh deputetja Mimoza Kusari-Lila, ndërsa zv/kryesuese Sala Berisha-Shala dhe Fatmire Kollçaku.
Në mbledhje, u shpalosën misioni, vizioni, objektivat si dhe qasja dhe metodologjia e punës në Grupin e Deputetëve të Gjelbër.
Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Tokës, Grupi i Deputetëve të Gjelbër mbolli edhe një fidan në oborrin e Kuvendit, njofton Kuvendi i Kosovës.