U mbajt aktiviteti kundër dhunës seksuale

E mbijetuara e dhunës seksuale, Claire McFarlane , e bëri Kosovën vendin e saj të 48-të në të cilin vrapon për t’i thënë stop dhunës seksuale, duke bërë të ditur se në vitin që ajo përjetoi tmerrin para 20 vitesh në Paris, të njëjtin vit shumë gra kosovare kishin përjetuar trauma të njëjta gjatë luftës që u zhvillua në Kosovë.

Ajo ishte e lumtur për aktivitetin e organizuar në Prizren, edhe pse ajo thotë se preferon që të vrapoj në plazh, ndërsa, pranon se është shumë e vështirë të flasësh për këtë çështje dhe duhet një kurajë e madhe.McFarlane, është njohur me historinë e dhimbshme të luftës në Kosovë dhe se shumë femra kanë përjetuar vuajtjet dhe traumën e dhunës seksuale.

Australiania ka inkurajuar gratë kosovare që të flasin hapur për dhimbjet e tyre. Për shoqërinë dhe shtetin, pati kërkesë që të mbështesë të gjithë viktimat e dhunës seksuale, pasi ajo tha se në Kosovë mungojnë shërbimet për këtë kategori personash.

McFarlane, sot u mbështet nga organizatat lokale si Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës, FemAktiv si dhe Qendra për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve të Prizrenit, deputete të Kuvendit të Kosovës dh qytetare. Resmiej Ramani nga OPDMK, thotë se kjo dukuri edhe në vendin tonë mbetët shqetësuese.

Ndryshe, pjesëmarrëset e kanë shoqëruar Claire McFarlane, deri tek Parku i Marashi, ndërsa ajo më pas e ndjekur vetëm nga disa mikuesha të saja të reja, ka vrapuar 16 kilometra në drejtim të Prevallës përgjatë Lumbardhit.