U mbajt Olimpiada e XXIV-të Mbarëkombëtare e Matematikës

Asociacioni për Edukum “Penda” ndau çmime për nxënësit më të suksesshëm në olimpiadën e XXIV mbarëkombëtare të matematikës të organizuar më 17-19 Maj 2019 në Klinë.

Elmedina Abdulahi, si anëtare e bordit të Penda-s, i dorëzoi çertifikatat për fituesit e çmimeve, të cilët sipas rangimit në gara u shpërblyen me edhe me mbështetje financiare.

Ky akt i Pendës u prit me shumë entuziazëm nga nxënësit dhe organizatorët e olimpiadës. Në ceremoninë përmbyllëse organizatorët i inkurajuan nxënësit që të vazhdojnë me punën e tyre të shkëlqyeshme.