Policia tha të enjten se mundi të arrestojë në flagrancë M.D (24 vjeç) dhe A.M (19 vjeç) teksa po përpiqeshin të fusnin heroinë në paraburgimin e Beratit.
Ata e kishin fshehur drogën në rroba dhe si vizitorë po kërkonin të takoheshin me një të arrestuar.
Mirëpo droga iu është gjetur gjatë kontrollit rutinë nga punonjësit e burgut.
Pas pikasjes dhe verifikimit të tyre, 24-vjeçari M.D rezultoi me precedencë penale, i dënuar më parë për vjedhje. Të dy tashmë do të përballen me akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” si dhe me “futjen e sendeve të ndaluara në burgje”.
Burgu i Beratit është hapur në vitin 2007 dhe ofron kryesisht shërbimin e paraburgimit për rreth 37 persona. Ai gjendet në qendër të qytetit në mjediset e komisariatit të policisë./en/