U përurua renovimi i çerdhes së qytetit në Suharekë

Çerdhja e qytetit “Fluturat” në Suharekë u përurua pas renovimit nga fondacioni “Valon Vataj”.

Në përurim kanë marrë pjesë përfaqësues nga Fondacioni “Valon Vataj”, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe përfaqësues nga kjo çerdhe, fëmijë dhe prindër.

“Ky institucion më së shumti i gëzon fëmijët, por edhe të gjithë neve, sepse fëmijët janë shpresa dhe e ardhmja jonë. Dua t’a falënderoj z.Valon Vataj për kintributin e dhënë për renovimin total të kësaj çerdheje”, tha kryetari Muharremaj.

Fjalë rasti ka pasur edhe përfaqësuesi i Fondacionit “Valon Vataj”, z.Valon Vataj, i cili deklaroi se sot është dita më e lumtur e jetës së tij që i gëzuan fëmijët, sepse fëmijët janë ardhmëria e këtij vendi.