U raportua se u kërcënua nga kolegu, flet Prindon Sadriu

Në media po qarkullon informacione se burri i Presidentes, Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu është kërcënuar nga një koleg i tij, i cili është shkarkuar nga detyra.

Por, vetë Sadriu ka thënë se nuk ka informata rreth kësaj ngjarje.

“Nuk kam kurrfarë informate”, ka thënë Sadriu. Ky i fundit ka kërkuar që për informacione të pyetet Ministria e Punëve të Jashtme.

“Kontaktoni me MPJ-në dhe ata ju informojnë për të gjitha”, ka thënë Prindon Sadriu për inFokus.

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, pas formimit të qeverisë së Albin Kurtit dhe shkarkimit të ambasadorëve politikë, është duke udhëhequr me Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut.