U vazhdohet paraburgimi gjyqtarit Raif Ismaili dhe policit hetues Blerim Gashi

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur të caktojë masën e paraburgimit kundër të pandehurit R.I.për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë dhe kundër të pandehurit B.G për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve R.I dhe B.G iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak  në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri R.I në cilësinë e personit zyrtar, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe i pandehuri B.G në cilësinë e personit zyrtar, polic në Policinë e Kosovës, kishin shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar duke kaluar kompetencat e tyre me qëllim që të përfitojnë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Gjykata ka konstatuar se është plotësuar kriteri i dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale konform 187/1 nën par 1.2 pika 1.1 lidhur me nenin 183 par. 1 nën par 1.1 të KPPRK-së. Gjykata po ashtu konstaton se është përmbushur kriteri nga neni 183 par.1 nënpar.1.2 lidhur me nenin 187/1 nën par 1.2 pika 1.2.2 të KPPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, pasi që ka arsye për të besuar se të pandehurit mund të ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprës penale si dhe ekziston rreziku i ndikimit në të dëmtuarin dhe në bashkëpjesëmarrës.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. / Lajmi.net