Udhëtim falas me autobus për shqiptarët që duan të strehohen në Kosovë

Shqipëria po vazhdon ta përjetojë një tragjedi, ku akoma po nxjerren trupa të mbijetuar por edhe të vdekur nga rrënojat e ndërtesave.Ndërkohë, po vazhdon ndihma e dhënë nga kosovarët për të prekurit nga tërmet.

Gazeta merr vesh që kompani të ndryshme, një prej tyre Barileva Turist, ka ofruar udhëtim falas nga Shqipëria për në Kosovë.Reporteri ka biseduar se me një punëtore të kësaj kompanie, e cila ka konfirmuar se kjo kompani është gati të bartë çdo shqiptar që ka nevojë për strehim në Kosovë.“Po, ju konfirmojmë se kompania jonë ofron falas bartjen e të gjithëve atyre që kanë nevojë për strehim në Kosovë”, ka thënë Bora, zyrtare e kompanisë.

Ndryshe, Kosova i ka dalë në ndihmë Shqipërisë edhe përmes ushtrisë dhe policisë, të cilët tashmë ndodhen atje.